LAJMI I FUNDIT:

Blerësi shtien me armë në shitësen e dyqanit seksi

Blerësi shtien me armë në shitësen e dyqanit seksi

Një mashkull ka plagosur me armë zjarri shitësen në një dyqan rus të seksit sepse tabletat kundër impotencës të cilat i kishte blerë nuk i kishin bërë punë siç kishte pritur.

Blerësi i pakënaqur ka hyrë në dyqanin “Intim” në një paralagje të Moskës dhe ka kërkuar t’i kthehen paratë për tabletat të cilat i kishte blerë një ditë më parë.

Kur blerësja kishte refuzuar t’ia kthente paratë, mashkulli ka shtirë me armë në drejtim të saj dhe e ka plagosur, njofton Reuters.