LAJMI I FUNDIT:

Harron 20.000 euro në dyqanet e rrobave

Harron 20.000 euro në dyqanet e rrobave

Një holandeze, e cila gjatë vizitës në Zvicër po blinte gjëra nëpër dyqanet e shtrenjta të Cyrihut, në njërën nga dyqanet e vizituara e kishte harruar çantën e saj së bashku me 20.000 euro, ka njoftuar policia lokale.

Turistja 47-vjeçare të premten në kabinën e një dyqani të madh të rrobave ka harruar çantën e cila bartet rreth belit.

Për fat të mirë të holandezes çantën me 20.000 euro dhe 4.000 franga zvicerane (2.600 euro) i kishte gjetur pastruesi dhe i kishte dorëzuar në polici.