LAJMI I FUNDIT:

Jeleku për meshkuj është hit në Japoni

Jeleku për meshkuj është hit në Japoni

Një shpërndarës online japonez i të brendshmeve seksi ka lansuar linjën e parë të jelekëve për meshkuj të cilët janë bërë hit absolut në treg.

Edhe pse janë në treg vetëm dy javë, jelekwt e meshkujve janë shitur në mbi 300 copë, transmeton Reuters, dhe atë me çmim prej 30 dollarëve amerikanë për copë.

Shpërndarësi dhe prodhuesi i jelekëve, Wishroom, po ashtu prodhon edhe brekë seksi për meshkuj si dhe për femra.

Jeleku për meshkuj është më diskret nga ai i femrave prandaj mund të bartet pa u vërejtur nën rroba, derisa ai mund të blihet në ngjyrë të zezë dhe rozë.


"Shumë meshkuj janë interesuar për këta jelekë. Kjo është dëshmi se sa shumë ka prej tyre që kanë dëshirë të bartin rroba të femrave, dhe se sa prej tyre e kanë te theksuar anën femërore", zbulon Akiko Okunomiya, drejtoreshë e Wishroom.