LAJMI I FUNDIT:

Celulari ia shpëton jetën nga plumbi qorr

Celulari ia shpëton jetën nga plumbi qorr

R.J. Richard thotë se normalisht asnjëherë nuk e vendos celularin e tij në xhepin e përparmë të këmishës. Por ai ka thënë se kjo gjë i ka shpëtuar jetën herën e parë që e ka praktikuar.

Burri 68-vjeçar nga Covington, Louisiana, ishte duke kositur livadhin e tij prej 40 arësh kur një plumb qorr nga pylli i afërm e goditi celularin e tij. Ai mendoi se ishte një gur i goditur nga traktori. Por, ai mendoi kështu vetëm deri atëherë kur e nxori celularin e tij dhe një plumb i kalibrit 45 ra nga shtëpiza e tij.

Richard ka thënë për gazetën The Times-Picayune nga New Orleans se nuk mendon se ishte aspak e rastësishme.

"E shoh këtë punë si një mesazh nga Zoti që të vendos celularin tim në këtë xhep, dhe jam falënderues për këtë", ka thënë ai.


Doktorët i kanë thënë Richardit se plumbi erdhi nga një kënd që së bashku me celularin me gjatë parandaluan plagosje serioze.

Rasti është duke hulumtuar, derisa nuk besohet se qitja në drejtim të tij nuk ishte i qëllimshme.