LAJMI I FUNDIT:

Viagra pa pagesë për të moshuarit mbi 70 vjet

Viagra pa pagesë për të moshuarit mbi 70 vjet

Mbi 100.000 meksikanë të cilat kanë mbi 70 vjet do të mund të marrin Viagra pa pagesë në kuadër të programit “shëndeti seksual” të cilin Ciudad de Mexico e nis në muajin dhjetor.

“Rreth 112.000 persona të moshuar do të mund të marrin pa pagesë tabletat kundër impotencës, por nuk do t’i përshkruajmë ato pa bërë kontrollet e rrepta paraprakisht, sepse ekzistojnë kundër-indikacione të rrezikshme”, ka thënë ministri i shëndetësisë i qarkut të kryeqytetit Armando Ahued.

Programi i “shëndetit seksual” i cili do të fillojë më 1 dhjetor në tri spitale shtetërore të kryeqytetit, bazohet në parimin se aktivizimi seksual mund të zgjasë sa edhe vet jeta. Tableta në tregun lokal sillet në mes 130 e 150 pezo meksikane, respektivisht rreth 8 euro.

“Është qëndrim i përgjithshëm se seksualiteti merr fund me gjashtëdhjetë vjet, por disa mund të kanë jetë aktive seksuale edhe pas të shtatëdhjetave. Jeta seksuale është pjesë e jetës dhe dëshirës që të jemi të lumtur”, ka thënë ministri.