LAJMI I FUNDIT:

Australia bëhet me partinë Seks

Australia bëhet me partinë Seks

Partia e re australiane ka zgjedhur vendin e duhur për reklamimin e vet, shtëpinë e mallrave me lodra seksi, derisa shitësit kanë premtuar se për secilin do të ketë nga diçka.

"Mendimi i kësaj bashkësia ndaj seksit dhe censurës është i njohur moti. Nga anketat shihet se njerëzit janë më të relaksuar se kurdoherë, derisa në politikë gjendja është krejtësisht e kundërt”, ka thënë e para e partisë Seks Fiona Patten.

"Kur keni dëgjuar për herë të fundit që ndonjë politikan të jetë shprehur bukur për seksin", ka thënë ajo.

Ish disenjatorja e modës ka thënë se platforma e partisë do të ketë për bazë luftën kundër censurës dhe lobimin në të mirë të martesave homoseksuale dhe të drejtën e homoseksualëve për të adoptuar fëmijë.


"Nuk besoj se do t’u pëlqejmë të gjithëve", ka thënë Fiona Patten, ish udhëheqëse e grupit lobist të industrisë seksuale Eros Foundation.