LAJMI I FUNDIT:

Sulmon të dashurën me sandviç dhe përfundon në polici

Sulmon të dashurën me sandviç dhe përfundon në polici

Lufta në mes të gjinive është e përjetshme, e duket se në skenimin e fundit inventari i armëve është pasuruar me as më pak e as më shumë, sesa, një sandviç. Në fakt, mashkulli nga Florida e ka parë të udhës që të dashurën e tij ta sulmojë gjatë kohës së vozitjes dhe me këtë të rrezikojë aksident në trafik.

Çka ka marrë për arsye i riu i inatosur i cili me sandviç e ka sulmuar të dashurën e tij, nuk dihet, mirëpo atë e ka goditur fillimisht në dorë, më pas në fytyrë, ku asaj i kanë rënë syzet dhe ka humbur kontrollin mbi vozitjen, shkruan gazeta britanike Metro.

Agresioni nuk është ndalur në produktet ushqimore. Nëntëmbëdhjetëvjeçari më pas e ka shkëputur retrovizorin e brendshëm dhe më të ka thyer xhamin e përparmë. I tërë muhabeti ka përfunduar në polici, ku dhunuesi është liruar pasi që ka paguar 5.700 dollarë kaucion.

Sipas versionit të sulmuesit, ai nuk ka dashur që ta sulmoj me dorë prandaj është shërbyer me sandviç. Se si ai do të arrij një ditë që djalit të shtatëmuajsh i cili gjatë zënkës së prindërve ka qenë fjetur në ulësen e prapme, këtë nuk do të marrim vesh kurrë.