LAJMI I FUNDIT:

7.500 dollarë lihen në këpucët e falura

7.500 dollarë lihen në këpucët e falura

Një dyqan bamirës amerikan ka kthyer 7.500 dollarë një mashkulli i cili gabimisht i ka falur paratë së bashku me një palë këpucë të vjetra.

Paratë janë zbuluar nga një emigrante bullgare në ditën e parë të saj në dyqanin Goodwill në Illinois, raporton Sky News.

Teodora Petrova i ka kthyer 7.500 menaxhmentit pasi që i ka gjetur në vlera të mëdha brenda një kutie të këpucëve.

Dyqani Glen Carbon më pas u përgatit për hapat e vështirë në gjetjen e donatorit të këpucëve.


Për fat të mirë, disa copa letra të lëna në kuti i ndihmuan sa duhet informata që Goodwill të gjej familjen.

Donatori me sa duket gjithashtu kishte thirrur zyrën e dyqanit bamirës, duke lënë të kuptojë se ai ishte burimi i parave.

Këpucët u takonin prindërve të vdekur kohë më parë. Dyqani Goodwill ka thënë se ai nuk ka dashur të identifikohet.

Familja i ka afruar zonjës Petrova një dhuratë për ndershmëri në kthimin e parave.