LAJMI I FUNDIT:

Gjyshes në varrim i vijnë 172 nipër

Gjyshes në varrim i vijnë 172 nipër

Gjyshja Margaret Ward, e cila ka vdekur kohë më parë në moshën 87-vjeçare, ka pasur jetë me të vërtetë të pasur. Në fakt, në varrimin e saj kanë ardhur madje 172 nipër të cilët me këtë rast janë bashkuar për herë të parë në një vend.

Irlandezja Margaret me bashkëshortin e saj Charles ka pasur 15 fëmijë, 172 nipër, 36 stërnipër dhe 18 stër-stërnipër.

Në varrimin e saj ishin të pranishëm 12 fëmijët e saj të gjallë Joan, Patrick, Martin, Margaret, Mary, Catherine, Charlie, Bernard, Bridget, Helen, Anne e Lawrence.

Për herë të parë në jetë janë bashkuar edhe nipërit e saj, e për nder të gjyshes së tyre, ata kanë lëshuar nga nja tullumbace, transmeton Telegraph.co.uk.


Një nga vajzat e gjyshes Ward, Anne Hudson ka thënë se e ëma e saj kurrë nuk i ka harruar ditëlindjet e nipërve dhe stërnipërve.

“Nëna ka qenë e shkëlqyeshme në çdo aspekt. Ka qenë e dhënë pas familjes. Ajo ka qenë gjithmonë aty kur na është nevojitur. Kurdo që kemi qenë në telashe, e kemi ditur se mund të shkojmë tek ajo”, ka thënë Anne.

“Tërë vitin na ka blerë dhurata. Shkonte nëpër dyqane dhe kërkonte dhurata sepse gjithmonë ka dashur që çdokujt t’i blejë së paku nga një imtësinë”, ka shtuar Anne.

“Nganjëherë ka qenë edhe e rreptë në mënyrë që ta na mbajë të gjithëve nën kontroll dhe ka qenë shumë krenare me familjen e saj. Si ajo edhe babai vinë nga familje të mëdha. Nëna ka pasur nëntë vëllezër e motra, derisa baba ka pasur 14. Unë kam vetëm tre fëmijë, përderisa disa nga vëllezërit e motrat e mia kanë nga dhjetë e njëmbëdhjetë fëmijë”, ka përfunduar Anne.