LAJMI I FUNDIT:

Plaçkitësi kërcënon me ankesë pasi nuk gjen para

Plaçkitësi kërcënon me ankesë pasi nuk gjen para

Policia ka thënë se një mashkull nga Pennsylvania qendrore ka tentuar të plaçkit një bankë, por sirtarët e zbrazët në sportelin e bankës ia kanë prishur tentimin e tij.

Togeri i policisë në Springettsburys, Scott Laird, ka thënë se sportelistët ishin duke pritur që sirtarët e tyre të mbushen me para kur një mashkull hyri në filialin e bankës Susquehanna Bank të enjten në mëngjes dhe kërkoi para. Sportelisti i parë u alivanos derisa dy tjerët ia treguan sirtarët e zbrazët.

Laird ka thënë se plaçkitësi ka kërcënuar se do të bëj një ankesë tek udhëheqësia e bankës para se të largohej.

Një klient i cili po kalonte para bankës thirri policinë.


Një 48-vjeçar është arrestuar rreth 10 blloqe më larg dhe është ngarkuar për tentim kriminal për të kryer plaçkitje.