LAJMI I FUNDIT:

Babadimri i fshehtë dhuron mbi 10 milionë euro lodra

Babadimri i fshehtë dhuron mbi 10 milionë euro lodra

Një Babadimër i fshehtë ka dorëzuar mbi 10 milionë euro lodra për fëmijët në spitalet e Britanisë së Madhe.

Disa kamionë përplot me lodra kanë arritur në spitalin e fëmijëve në Birmingham dhe më shumë do të shpërndahen në mbarë vendin gjatë ditëve të ardhshme, raporton gazeta The Sun.

Babadimri misterioz ka bërë të ditur se ai dëshiron që fëmijët e varfër nëpër spitale të kalojnë Krishtlindje të mira.

Tracy Marsh, shefe për mbledhje të fondeve në Birmingham, ka thënë: "Do të donim të falënderonim këtë zemërgjerësi të pamasë nga ana e këtij mirëbërësi anonim. Këto lodra do të sjellin me vete shumë orë kënaqësi dhe lojëra për fëmijët. Krishtlindjet kanë ardhur më herët tek ne".