LAJMI I FUNDIT:

I burgosuri e dërgon veten me postë në liri

I burgosuri e dërgon veten me postë në liri

Një i burgosur ka ikur nga një burg në Gjermani duke e dërguar veten me postë jashtë burgut në një kuti të madhe të postës FedEx përplot me rroba të palara.

Dileri 42-vjeçar i drogës, Hans Lang, është fshehur në dhomën e rrobave pasi që të burgosurit tjerë e kishin kryer punën atje dhe e mbështolli veten me çarçafë të papastër në kutinë e madhe.

Kutia më vonë është ngarkuar në një furgon dhe ka dalë nga porta kryesore e burgut në Willich afër Dusseldorfit.

Ai ka pritur derisa vozitësi është ndaluar para se të dilte nga kutia, hapi derën e pasme të furgonit dhe të ikte në pyllin e afërm.


Për ikjen e tij është marrë vesh vetëm atëherë kur vozitësi e ka parë kutinë e zbrazët dhe kur e ka vërejtur se brava e furgonit të tij ishte hapur nga brenda.

Një zëdhënës i policisë të cilët tani i janë vënë atij në kërkim ka thënë: "Kjo është një prej gjërave për të cilat njerëzit mendojnë se ndodhin vetëm në filma, por në këtë rast është shumë e vërtetë".