LAJMI I FUNDIT:

Vanish fsheh shenjat e krimit

Vanish fsheh shenjat e krimit

Punëtorët spanjollë të kriminalistikës janë të brengosur për shkak të përmbajtjeve çdo ditë e më të mira për pastrim sepse kimikatet e tilla u ndihmojnë kriminelëve në fshirjen e efektshme të gjurmëve të krimit.

Kimikatet e gjeneratës më të re, sikur që është i popullarizuari Vanish, jo vetëm që nga tekstili largojnë papastërtinë dhe njollat, por edhe gjurmët gjenetike të viktimave apo kriminelëve.

Falë oksigjenit të cilin këto substanca përmbajnë, brenda disa minutash mund të fshihen gjurmët të cilat përndryshe mund të mbaheshin për një kohë të gjatë në rroba.

Ekspertët nga universiteti i Valencias kanë konkluduar se përdorimi revolucionar i oksigjenit, i cili e ka zëvendësuar klorin, në detergjente mundëson largimin e albuminave nga gjaku prej tekstilit. Forenzikët deri më tani gjurmët e tilla i kanë zbuluar në rroba edhe pas disa larjeve.


Substancat bashkëkohore për pastrim madje mund të shkatërrojnë edhe gjurmët e ADN-së. Kjo gjë sigurisht që do t’i gëzoj amviset, mirëpo do të ju shkaktoj dhimbje kokë të punësuarve në kriminalistikë dhe forenzikëve.