LAJMI I FUNDIT:

Me çantë dorë ndalon plumbin

Me çantë dorë ndalon plumbin

Mos i hidhni lehtë çantat e mëdha të dorës, e edhe atëherë kur të kanë dalë tërësisht nga moda. Do të mund tu shpëtonin jetën, siç i ka ndodhur një studenteje 22-vjeçare në Tennessee të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Policia ka njoftuar se çanta e madhe e dorës dhe e mbushur përplot me gjëra i ka shpëtuar jetën studentes 22-vjeçare Elizabeth Pittenger në universitetin shtetëror Middle Tennessee. Në fakt, në çantë është ndaluar plumbi kur ajo është gjetur në mes të një tentimi të plaçkitjes.

Pittenger javën e kaluar ishte duke shëtitur nëpër konvikt, kur është ndaluar nga një mashkull i cili i ka kërkuar t’ia dorëzojë çantën, celularin dhe laptopin. Vajza ka arritur të përvidhet disi, por mashkulli ka shtirë në të para se ajo ka arritur të fshihet.

Plumbin e kanë gjetur në çantë së bashku me kalkulatorin, ombrellën dhe me një kuti dekoruese të shpuar. Pittinger ka shpëtuar pa ndonjë lëndim.


Policia ka rastisur në afërsi dhe ka dëgjuar të shtënën. Kanë reaguar menjëherë dhe kanë arrestuar 20-vjeçarin Orlando Edmiston, derisa në një parkim të afërm kanë gjetur edhe revolen e kalibrit 38.

Edmiston është akuzuar për tentim të vrasjes, plaçkitje me armë dhe armëmbajtje brenda ndërtesës së arsimit. Është mbajtur në burg, dhe do të mund të dal vetëm atëherë kur do të paguaj 32.500 dollarë kaucion.