LAJMI I FUNDIT:

Bart 21 kriklla birre përnjëherë

Bart 21 kriklla birre përnjëherë

Në afërsi të qytetit Zeltingen në Gjermani është mbajtur gara në bartjen e krikllave të birrës, derisa Anita Schwarz nga komuna Eichenau ka pasur qëllim të vendos rekord të ri botëror.

Qëllimi ka qenë që të bart kriklla përplot me birrë në largësi prej 40 metrash, e edhe pse kjo 48-vjeçare ka arritur t’i radhis 21 kriklla në mënyrë piramidale, nuk i ka shkuar për dore që t’i dërgoj në vendin e caktuar. E veshur në rroba tradicionale, ka humbur kontrollin dhe tëra ajo birrë që ka qenë në kriklla ka rënë përtokë.

Gjatë muajit të kaluar në Munih është mbajtur festivali tradicional i birrës Oktoberfest i cili zgjat 16 ditë dhe në botë është i njohur si vend ku shërbehet birra më e mirë.