LAJMI I FUNDIT:

Një shef policie arreston 48 të afërm të vet

Një shef policie arreston 48 të afërm të vet

Një shef i policisë në një rajon të largët të Kinës jugperëndimore i ka arrestuar 48 të afërm të tij për krime të ndryshme, ndër të cilët ishin vëllezër, kushërinj dhe një numër i familjes së gruas së tij, kanë bërë të ditur mediat lokale, njofton Reuters.

Laobulaluo, një shef policie në qytetin Heizhugou, provinca e Seçuanit, i ka arrestuar të afërmit e tij, ose i ka dërguar për "riedukim me punë" ose i ka dënuar në mënyra të tjera. Shefi i policisë në fjalë është pjesëtar i një grupi etnik minoritar. /qik/