LAJMI I FUNDIT:

Policët në hall për të gjetur dikë që nuk ka pirë alkool

Policët në hall për të gjetur dikë që nuk ka pirë alkool

Policia shtetërore në Indiana të SHBA-ve ka thënë se pasi që ka arrestuar një nënë për vozitje në gjendje të dehur, tre të afërmit tjerë të cilët erdhën për të marrë djalin e saj njëvjeçar gjithashtu kishin pirë alkool.

Një polic shtetëror kishte ndaluar një kombi për tejkalim të shpejtësisë të shtunën në Indiana. Ai kishte arrestuar gruan 24-vjeçare nën akuzën për vozitje në gjendje të dehur.

Baba i djaloshit arriti më vonë për ta marrë, por policët vërejtën se edhe ai ishte i dehur dhe arrestuan po ashtu nën akuzën për vozitje në gjendje të dehur.

Policia ka thënë se më pas kanë arritur edhe gjyshërit e djaloshit. Që të dy kishin pirë, ka thënë policia shtetërore, por për fat gjyshja e cila po voziste ishte brenda kufirit të lejuar, prandaj policët i përcollën ata deri në shtëpi së bashku me fëmijën.