LAJMI I FUNDIT:

Sarah Palin duhet të kthejë rrobat e shtrenjta

Sarah Palin duhet të kthejë rrobat e shtrenjta

Derisa Sarah Palin po përgatitet për fushatën kthyese në vitin 2012, avokatët republikanë po përgatiten që në Alaska të konfiskojnë rroba me vlerë prej 150.000 dollarësh amerikanë të cilat guvernatorja i ka bartur gjatë fushatës për zëvendës-presidente.

Sarah Palin (44-vjeçare) gjatë kësaj periudhe ka shpenzuar para të mëdha në rroba dhe këpuce të shtrenjta, por jo nga xhepi i saj por nga ai "republikan", kritikojnë mediat amerikane.

Sipas deklaratës së sponsorit të rrobave të Sarah Palinit, ai ka ofruar vlerën prej 15.000 dollarësh, derisa ka pranuar faturën për 100.000 dollarësh.

Supozohet që Palin diç nga paratë e sponsorit i ka transferuar në mënyrë mjeshtërore në llogarinë e saj bankare. Akuzat se në llogari të shtetit "ka jetuar si diva" Palin i ka hedhur poshtë tërësisht.