LAJMI I FUNDIT:

Aviacioni nuk i ka ditur qëllimet e princit William

Aviacioni nuk i ka ditur qëllimet e princit William

Aviacioni mbretëror britanik (RAF) nuk e ka ditur që piloti i veshur, princi William, ka pasur qëllim që me helikopterin për stërvitje, të lëshohet në kopshtin e të dashurës së tij, shkruan gazeta Sunday Telegraph.

Nga burimet ushtarake, të cilat i citon gazeta, del se personat përgjegjës do t’ia ndalonin edhe princit më të vjetër William, po të dinin, se ai ka për qëllim që me helikopter të shkojë deri tek e dashura e tij Kate Middleton. Ky incident nga muaji prill i këtij viti, i cili ka pasur jehonë nëpër tabloide, u ka kushtuar tatimpaguesve me 86.434 funte (106.000 euro).

Helikopterin e RAF-it princi i ri e ka përdorë edhe me në raste tjera kur e ka transportuar princin Charles në Highgrove, në jugperëndim të Anglisë, si dhe kur e ka dërguar vëllain e tij më të vogël Harry nga Londra në një varrim.