LAJMI I FUNDIT:

Viziton faqet pornografike gjatë orëve të mësimit

Viziton faqet pornografike gjatë orëve të mësimit

Arsimtari i një shkolle angleze ka vizituar faqet pornografike në internet gjatë orarit mësimor dhe ka thirrur “linjat e nxehta telefonike” (hotline) nga telefoni i shkollës.

Shefi i katedrës të gjuhës angleze në një shkollë të Britanisë së Madhe ka shfrytëzuar sistemin shkollor të internetit për të vizituar faqet pornografike në internet gjatë ligjëratave.

Profesori 36-vjeçar, Darren Adamson, gjithashtu ka thirrur “linjën e nxehtë” nga telefoni i shkollës, por nxënësit supozohet se nuk kanë ditur gjë për veset e Adamsonit, që Këshilli i shkollës e ka quajtur vetëm “rrethanë fatlume për nxënësit".

Në dëgjimin i cili është dashur të mbahet këtë javë, Adamson nuk është paraqitur me arsyetimin se ka “probleme të mëdha private".