LAJMI I FUNDIT:

Nëntëvjeçari niset për të gjyshja me automjetet të babës

Nëntëvjeçari niset për të gjyshja me automjetet të babës

Një nëntëvjeçar në Japoni është kapur duke vozitur vet automjetin e prindërve të tij, pasi që policia është lajmëruar se rrugës po kalonte një automjet pa vozitës.

Djaloshi është ulur në automjetin në të cilin ka qenë edhe çelësi dhe është nisur për vizitë tek gjyshja, ka njoftuar policia nga qyteti japonez Gifu.

"Nga babai jam mësuar të vozis, por edhe duke luajtur lojëra", u ka thënë djaloshi policëve.

Policinë e ka lajmëruar një kalimtar i rastit i cili ka parë që rrugës po kalonte një automjet i zbrazët – pasi që djaloshi ka qenë tepër i shkurtër për tu parë nga jashtë. Automjeti është gjetur në parkingun e një shitoreje ku ishte ndalur djaloshi i cili e kishte humbur rrugën.