LAJMI I FUNDIT:

Tavolina më seksi në botë

Tavolina më seksi në botë

Restoranti ekskluziv japonez ka vendosur që në hapje të tij të befasojë mysafirët me një mënyrë të pazakontë të shërbimit të ushqimit. Në vend të pjatave, ushqimi është shërbyer në trupin e një manekine.

Në barin e restorantit V-Sushi të një hoteli në Vincent të Southportit mysafirët kanë ngrënë peshk nga trupi i manekines Becky Wu, e cila ka shërbyer në vend të pjatës për delikatesat japoneze në hapjen e këtij vendi ekskluziv.

Ky hotel në Southport është hapur në fillim të vitit derisa pronari i tij ka vendosur të hapë edhe një restorant për të tërhequr klientët nga Azia.

”Ushqimi ka qenë i shijshëm dhe asnjëherë më parë nuk kam parë tavolinë të përgatitur më mirë. E sidomos kur vajza është ngritur dhe zhveshur para të gjithëve…”, ka treguar përjetimet e veta një nga të ftuarit e rastit.