LAJMI I FUNDIT:

Lepuri fiton gjysmë-maratonën

Lepuri fiton gjysmë-maratonën

Një vrapues i veshur si lepur i bardhë ka lënë prapa 12.000 vrapues tjerë – duke fituar një gjysmë-maratonë në kryeqytetin britanik - Londër.

Por mashkulli prapa maskës së gjysmë-maratonës inauguruese të fondacionit “London Royal Parks Foundation” nuk ishte një vrapues zbavitës për bamirësi.

Ai ishte asi keniani i cili shquhet për aftësitë e tij të vrapimit në gjysmë-maratona, John Muriithi, i cili po ashtu është duke shpresuar që të fitojë medaljen e artë në vrapimin London 2012, raporton tablodi The Sun.