LAJMI I FUNDIT:

Rekord i ri nё shikimin mё tё gjatё tё filmave

Rekord i ri nё shikimin mё tё gjatё tё filmave

Kanadezi Suresh Joachim dhe gjermania Claudia Wavra, kanё shikuar 57 filma pёr 123 orё, me tё cilёn gjё kanё vendosur rekordin e ri tё Guinnessit, nё shikimin e filmave.

Mё 2 tetor nё Times Square nё New York, ёshtё organizuar shikim grupor i filmave pёr tё vendosur rekord tё ri nё librin e Guinnessit, nё tё cilin kanё marrё pjesё tetё garues.

Rregullat kanё qenё tё thjeshta: Çdo film ёshtё dashur tё shihet deri nё sekondën e fundit, dhe asnjë garues nuk ka mundur tё largohet nga ekrani. Ata kanё bёrё 10 minuta pauzё nё mes tё filmave.

Pas 72 orёsh, grupi ka mbetur vetëm me Joachim dhe Wavra. Nё fund e kishin parё filmin “Thelma and Louis”, ndërsa i kishte vizituar edhe aktorja fituese e çmimit Oskar, Susan Sarandon, e cila luan njërin prej rolave kryesor nё film.


Nёse nuk ju duket se ka qenё njё torturё e vërtetё, vetëm analizoni disa prej filmave tё shikuar: “An American President”, “Baby Mama”, “Rent”,”Can’t Hardly Wait”.

“Kjo ёshtё hera e katërt qё e thyej kёtё rekord. Por ta bёj kёtё nё New York ka qenё e njё rёndёsie tё veçantё pёr mua, pasi qё gjithmonë kam dashur tё bёj diçka tё madhe kёtu”, ka thёnё Wavra.