LAJMI I FUNDIT:

Miu fitimtar ndaj gjarprit

Miu fitimtar ndaj gjarprit

Një mi i cili ishte hedhur në kafazin e një gjarpri si ushqim, i ka ndryshuar pozitat duke u shndërruar në agresor dhe duke e vrarë gjarprin.

Disa tajvaneze e kanë zënë gjarprin dhe e kanë futur në kafaz për qëllime sigurie dhe e kanë gjetur një mi për ta ushqyer.

Mirëpo ata janë habitur kur e kanë parë agresivitetin e miut si pasojë e rrezikut që i është kërcënuar në kafaz.

“Ai e sulmonte gjarprin vazhdimisht, e kafshonte dhe e gërvishte”, ka thënë një i pranishëm.


Pas një lufte gjysmëorëshe, gjarpri kishte ngordhur ndërsa miu ishte larguar me një gërvishtje të vetme.