LAJMI I FUNDIT:

Radioterapia shëron pulën nga kanceri

Radioterapia shëron pulën nga kanceri

Pula me emrin Eve, është e para nga lloji i saj që është shëruar nga kanceri duke përdorur terapinë me rrezatim.

Pronarët e saj, Elaine dhe Chris Denney, kanë shpenzuar më shumë se 1.400 funte në trajtimin e saj në qendrën spitalore “Animal Health Trust”, në Sussex.

Eve është sëmurë nga kanceri në këmbën e saj të majtë, e cila është dashur t’i amputohet.

Ndërhyrja kirurgjike ia ka kufizuar asaj ecjen të cilën e ka kombinuar me fluturim për të lëvizur nëpër oborrin çiftit Denney.


Në shtator të vitit të kaluar Eve është kontrolluar sërish nga veterinari i cili kishte diagnostikuar përhapjen e sëmundjes edhe në këmbën tjetër, duke i lënë zemërthyer pronarët e saj.

Kështu që, ata kanë paguar që t’ia shpëtonin jetën duke paguar ndërhyrjen kirurgjike për ta larguar tumorin dhe për ta trajtuar atë me radioterapi, gjë që u ka kushtuar 1.400 funte (1.794 euro).

“Ajo është e dashura jonë dhe ka një personalitet. Secili që ka një qen ose një mace do ta kishte bërë të njëjtën gjë”, ka thënë Denney.