LAJMI I FUNDIT:

Kate Moss e artë

Kate Moss e artë

Në Muzeun Britanik është zbuluar një statujë e artë e Kate Moss e emëruar "modern-day Aphrodite"("Afërdita e kohës moderne") me këmbët e kthyera pas shpine.

Kjo është statuja më e madhe e artë e punuar nga njeriu që nga koha egjiptiane, e cila peshon 50 kilogramë.

Artisti, Marc Quinn, i cili më parë ka punuar skulpturën e një gruaje shtatzënë pa duar dhe këmbë, ka thënë se kjo skulpturë e artë ka kushtuar 1.5 milion funte, ndërsa një milionë ka kushtuar vetëm ari.

Quinn pret që vepra e tij të shitet së paku 10 milionë funte pas hapjes së muzeut për shitje në janar të vitit të ardhshëm.