LAJMI I FUNDIT:

Shpëton qenin nga peshkaqeni

Shpëton qenin nga peshkaqeni

Një zdrukthëtar nga Florida Keys nuk ka nguruar për asnjë moment kur peshkaqeni ia ka grabitur kafshën e tij të dashur shtëpiake. Guximshëm është hedhur në det dhe ka goditur grabitësin nëpër shpinë derisa ka shpëtuar qenin e tij.

Qeni i racës terrier me emrin Jake është duke u shëruar mirë pasi që pronari i tij e ka shpëtuar atë nga dhëmbët e peshkaqenit.

Greg LeNoir thotë se Jake-un, sikur edhe çdo ditë tjetër, e kishte dërguar për tu larë. Në sipërfaqe papritmas është paraqitur peshkaqeni i cili ia ka grabitur qenin e tij.

Ka filluar të bërtas, ka përvjelë mëngët dhe ka notuar si dhe ka goditur peshkaqenin në shpinë i cili, përfundimisht, e ka lëshuar qenin.


Si pronari ashtu edhe qeni kanë arritur të sigurt në breg të detit. Qeni ka pësuar disa kafshime, por nuk është lënduar rëndë.