LAJMI I FUNDIT:

Dashuri dhe krim!

Dashuri dhe krim!

Një punëtor gjerman i bankës, i dashuruar ‘deri në vesh’ në kolegen e tij, ka vendosur ta impresionojë në mënyrë që ajo t’ia kthejë ndjenjat, prandaj e ka rrëmbyer, plaçkitur dhe në fund e ka shpëtuar, mirëpo jo edhe me aq sukses.

Bankari i dashuruar supozohet se e ka organizuar kidnapimin e koleges së tij të punës në mënyrë që ta shpëtojë, me shpresë se pas këtij akti “heroik” ajo do të dashurohet në të.

Tom Mueller nga Eisingen është dashur marrëzisht në kolegen e tij 30-vjeçare, mirëpo ka menduar se nuk asnjë shans.

Policia ka zbuluar se për këtë 36-vjeçari në pikë të natës ka hyrë me forcë në banesën e Tanja Schulz dhe i ka thënë asaj se është njeriu kryesor i një bande të pamëshirshme të rrëmbyesve. Ka bartur maskë dhe ka folur anglisht për të fshehur identitetin e tij.


Mueller supozohet se e ka e ka lidhur dhe i ka vendosur një thes në kokë, derisa ai për katër orë rresht ka hallakatur banesën.

Atëherë ka bërë në zile, ka hequr maskën dhe ka vrapuar për të shpëtuar të dashurën e tij, sepse ‘e kishin thirrur nga banda dhe e kishin kërcënuar’.

Mirëpo policia çantën e të rrëmbyerës Tanja, të cilën gjoja e ka vjedhur banda, e ka gjetur në xhepin e tij.

Tani ky "Romeo" duhet të përballet me akuzat për kidnapim, plaçkitje dhe vjedhje.