LAJMI I FUNDIT:

Çiklisti më i pafat në botë?

Çiklisti më i pafat në botë?

Një çiklist amerikan është goditur nga një automjet dhe një tren në dy aksidente të ndara brenda gjashtë orësh prej njërës në tjetrën.

Fatkeqi 46-vjeçar Robert Evans, nga Boulder në Colorado, fillimisht është goditur nga një automjet i cili u largua pa u ndaluar.

Zotëriu Evans është dërguar në spital por pak orë më vonë është liruar, raporton tabloidi Metro.

Ai ishte rrugës së tij për tu kthyer në shtëpi kur u godit nga një tren derisa po e shtynte biçikletën e tij nëpër një urë hekurudhore.


Evans është gjetur më vonë në një përrua dhe është dërguar sërish në spital, mirëpo edhe kësaj radhe lëndimet nuk ishin me rrezik për jetë.

Për tu bërë tamam, Evans do të gjobitet me një tiketë nga policia sepse po kalonte nëpër urën hekurudhore e cila nuk lejohet për këmbësorë.