LAJMI I FUNDIT:

Lopa sipër plakës, gomari shkrihet së qeshuri!

Lopa sipër plakës, gomari shkrihet së qeshuri!

Pas një dite të kaluar duke punuar në fushë, plaka bullgare, Rositza Kasaboba, ishte duke ecur nëpër rrugën e fshatit me gomarin dhe lopën e saj - kur papritmas lopa me emrin Dana i ka kërcyer përmbi dhe e ka rrëzuar.

Fshatarët e rastit vetëm me shikim e kanë përcjellë këtë skenë si në filma, derisa bullgarja 68-vjeçare, për fat të mirë, ka shpëtuar pa lëndime.

Kur ka arritur të ngritët, e ka parë se edhe gomari i saj ishte shtrirë përtokë.

"Jam e sigurt se më ka përqeshur", ka thënë plaka e cila ka premtuar se nga lopa e saj e padëgjueshme për Krishtlindje “do të bëj suxhuk".

Se çfarë nafake e pret gomarin joserioz ende nuk dihet.