LAJMI I FUNDIT:

Brekët për birra

Brekët për birra

Një promovim i pazakonshëm është mbajtur në një bar hoteli në Melbourne. Vajzat në këmbim të brekëve të tyre kanë pirë birra pa pagesë. Aksioni përkundër kritikave ka kaluar shumë mirë, e tash është duke pasuar hulumtimi.

Aksioni “No Undie Sundie” është mbajtur në hotelin Saint të Melbournet. Vajzat të cilat i kanë hequr brekët e tyre dhe i kanë varur mbi banak kanë fituar pije me vlerë prej 50 dollarësh.

Ngjarja është kritikuar ashpër nga disa aktiviste për të drejtat e grave.

”Ky aksion duket si një promocion i papërshtatshëm i alkoolit dhe për këtë do të nis hulumtimi”, ka thënë Sue Maclellan, drejtoreshë e bordit për pijet alkoolike në Australi.