LAJMI I FUNDIT:

Përjashton ‘dashnorët’ nga puna

Përjashton ‘dashnorët’ nga puna

I tërë personeli mashkullor i një hoteli të vogël në pjesën turke të bregut mediteran është larguar nga puna sepse nuk kanë mundur të përmbahen nga aferat seksuale me mysafiret. Ata do të zëvendësohen ekskluzivisht nga femrat.

Pelin Yucel, drejtoreshë e hotelit Image në Marmaris, ka njoftuar se hoteli i saj prej tani e tutje do të punësoj vetëm femra. Në këtë hotel me 27 dhoma shumica e mysafirëve vijnë nga Britania e Madhe dhe Rusia.

"Çdo vit kemi të njëjtat probleme, e pas rastit të fundit kemi vendosur që në hotel të punësojmë ekskluzivisht femra në personelin tonë", ka thënë Yucel.

Pika në të cilën drejtoreshës i ka ardhur fundi i durimit ka qenë sjellja e kamerierit, “përndryshe një njeri shumë i ndershëm”, siç ka thënë ajo, i cili është zënë duke bërë seks në banjë me një turiste britanike.