LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri bullgar ngec në teleferik

Kryeministri bullgar ngec në teleferik

Kryeministri bullgar, Sergei Stanishev dhe zyrtarë tjerë të qeverisë kanë ngecur të mërkurën për më shumë se një orë në teleferik për shkak të një defekti gjatë inaugurimit të një ski-kampi.

Radioja kombëtare ka njoftuar se asnjë person nuk është lënduar.

Zyrtarët thanë se ngecja në teleferik, 30 metra mbi tokë, ka ndodhur për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike.

Qeveritarët janë shpëtuar nga ekipet e emergjencës.


Aksidenti ka ndodhur afër vendpushimit Kartala, 100 kilometra në jug të Sofjes.

Shkaku i defektit të energjisë elektrike nuk është bërë i ditur. /rel/