LAJMI I FUNDIT:

Ia shiste gruan fqinjit për një arkë birrash

Ia shiste gruan fqinjit për një arkë birrash

Një gjerman 39-vjeçar ia shiste gruan e tij të pakurorëzuar 32-vjeçare Sandra F. fqinjit të tij për një arkë birra në ditë. Sandra kështu është dashur të flejë me 60-vjeçarin Friedbert.

"Kur jam ankuar për herë të parë, Kai më ka dhanë shuplakë. Prej atëherë kam heq dorë nga frika, e më vonë as që kam guxuar të ankohem", ka thënë gruaja fatkeqe.

Sandra kishte marrë fëmijët dhe ikur pasi që një ditë partneri i saj sa nuk e kishte ngulfatur, kur edhe e kishte arrestuar policia.

Kai S. është dënuar me tre vjet burg, nën obligimin për të hyrë në programin e shërimit nga alkooli, derisa Friedbert B. është dënuar me dy vjet burg dhe viktimës së tij do të duhet t’i paguaj 2.000 euro.