LAJMI I FUNDIT:

Burri gjen gruan në shtrat me priftin

Burri gjen gruan në shtrat me priftin

Një burrë italian u kthye më herët nga puna, për të gjetur gruan e tij në shtrat me priftin lokal.

Burri i zemëruar me vrap shkoi në zyrën e peshkopit në Chioggia, afër Venecias, dhe kërkoi një sqarim për këtë.

Më vonë policia u desh të thirrej për ta qetësuar atë, raporton Daily Telegraph.

Peshkopi lokal Angelo Daniel tani ka konfirmuar se kurorëshkelësi është dërguar në një famulli tjetër për “riedukim".


Prifti 53-vjeçar ishte përshkruar si specialist i Biblës dhe ka qenë një mik i mirë i çiftit.

Burri, 39-vjeçar, dhe gruaja e tij, 37-vjeçare, kanë dy fëmijë.

"Unë gjithmonë e kam respektuar priftin në fjalë dhe do të vazhdojë ta respektoj. Njeriu nuk mund t’ia hedh poshtë të gjitha të mirat e një personi që ka bërë gjatë jetës së tij vetëm për shkak të një gabimi", ka shtuar peshkopi Daniel.