LAJMI I FUNDIT:

Macja kthehet në shtëpi pas nëntë vitesh

Macja kthehet në shtëpi pas nëntë vitesh

Dixie, një mace 15-vjeçare, e cila ka humbur në vitin 1999 është gjetur të enjten rreth 800 metra larg shtëpisë së saj, në qytetin britanik Birmingham.

Pronarët, Alan e Gilly Delaney, kishin menduar se macen e tyre e kishte shkelur ndonjë automjet, megjithatë Dixie është gjallë e shëndosh, dhe pas nëntë vitesh është gjetur me ndihmën e organizatës për të drejtat e kafshëve – RSPCA.

Një qytetar i brengosur ka paraqitur në organizatën e përmendur një mace të dobët dhe të munduar e cila ka qenë në atë rajon për disa muaj rresht, pas së cilës, duke shikuar mikroçipin e saj, Alan Pittaway, një punëtor në organizatën e përmendur të kafshëve, ka konfirmuar se bëhet fjalë për Dixien. Macja ‘e humbur’, në afat prej vetëm gjysmë ore, i është kthyer pronarëve të saj, të cilët kanë mbetur të habitur nga gëzimi.
Gilly Delaney me macen e saj Dixie
"Me vet faktin se që kam arritur t’ua ktheje Dixien pronarëve të saj ma është ndrequr dita", ka komentuar Pittaway për agjencinë e lajmeve Reuters.

"Karakteri i Dixiet dhe sjelljet e saj nuk kanë ndryshuar aspak", ka thënë pronarja e saj Gilly Delaney.


Nga shoqata bamirëse për kafshë RSPCA shpresojnë që ky tregim do të inkurajojë pronarët e kafshëve në mbarë botë që kafshëve të tyre të adhuruara tu vendosin mikroçipe.