LAJMI I FUNDIT:

Qeni paraqitet si dëshmitar në një gjykim për vrasje

Qeni paraqitet si dëshmitar në një gjykim për vrasje

Një qen me pseudonimin Scooby, është bërë kafsha e parë në botë që është paraqitur si dëshmitare në një gjykim për vrasje.

Kafsha besohet të ketë qenë me pronaren e saj, kur ajo është gjetur e varur në tavanin e banesës në Paris.

Policia beson se bëhet fjalë për vetëvrasje, por familja e saj ka kërkuar një hulumtim të vrasjes, raporton gazeta britanike Daily Telegraph.

Gjatë një dëgjimi preliminar qeni është vendosur në stolin e dëshmitarit nga një veterinar, për të parë se si reagonte ndaj një të dyshuari. Thuhet të ketë “lehur si i tërbuar".


Qëllimi ka qenë të vendoset nëse ka dëshmi të mjaftueshme për të nisur një hulumtim të plotë – dhe gjykatësi pritet të merr vendimin për këtë çështje.

Gjykatësi francez, Thomas Cassuto, ka lavdëruar kafshën për “sjellje shembullore dhe ndihmë të paçmueshme".

Një zëdhënës i Palais de Justice në Paris ka konfirmuar se rasti Nanterre është i pari kur një qen është paraqitur si dëshmitar në një gjykim kriminal në Francë.

Ai ka shtuar se ishte ‘pothuajse i sigurt’ se ishte po ashtu edhe rasti i parë në botë.