LAJMI I FUNDIT:

Vladimir Putin arrestohet për vjedhje në Riccione të Italisë

Vladimir Putin arrestohet për vjedhje në Riccione të Italisë

Vladimir Putin është arrestuar sot në Riccione, zonë e njohur turistike në Itali, nën akuzën për vjedhje rrobash që kapin vlerën e 1.000 eurove.

Nuk bëhet fjalë për ish-presidentin e Federatës Ruse që tani është kryeministër pasi këmbeu postin me Dimitri Medvedev.

Policia italiane, citohet nga bashkëpunëtori i agjencisë së lajmeve NOA në Milano, se personi i arrestuar ka identitet të njëjtë por kjo është e vetmja ngjashmëri mes Putinit “dora e fortë e Rusisë” dhe Putinit “të lodhur” që u kap duke plaçkitur rroba.

“Ne arrestuam shtetasin e identifikuar në dokumente me emrin Vladimir Putin, pasi provuam se ai ka kryer vjedhje të disa rrobave në vlerën 100 euro, në një dyqan në rrugën “Ceccarini” të Ricciones”, sqaroi policia lokale,


Ajo sqaroi se i arrestuari nuk ka asnjë lidhje fisnore me shefin e Kremlinit pavarësisht emrit që mban. /noa/