LAJMI I FUNDIT:

Metroja e Berlinit bëhet me parfum

Metroja e Berlinit bëhet me parfum

I ka ardhur fundi erës së keqe nëpër trenat e hekurudhës nëntokësore të kryeqytetit gjerman. Era e alkoolit, djersës, parfumeve të rënda dhe ushqimeve të ndryshme do të largohet nga një freskues special i ajrit, ka njoftuar operatori i hekurudhës nëntokësore S-Bahn Berlin.

Planet për prodhimin e parfumit ende janë në fazën fillestare, derisa testet e aromës janë caktuar për muajin nëntor të këtij viti, ka deklaruar zëdhënësi i kompanisë S-Bahn, Burckhard Alert.

Metroja e Parisit qysh prej vitit 1999 përdorë parfumin e vet, të emëruar Madeleine i cili përmban një kombinim të aromave të limonit, portokallit dhe livandës.

Çdo muaj rreth 1.5 tonë e aromës Madeleine, të emëruar sipas njërit nga stacioneve të metrosë, por edhe aromat e llojeve të biskotave të njohura franceze, përzihen me substancat për pastrim dhe çdo mëngjes shtrihet nëpër patosin e stacioneve.