LAJMI I FUNDIT:

Më mirë i trashë se i vdekur

Më mirë i trashë se i vdekur

Nëse dikush ju thotë se yndyra është vetëm se e dëmshme, mos i besoni, se ndonjëherë mund t’ua shpëtojë jetën. Kështu i ka ndodhur një gjermani mbi të cilin ishte gjuajtur me armë, ndërsa plumbi kishte mbetur në dhjamin e tij.

49-vjeçari Rolf Mittelhaus nuk e kishte kuptuar se dikush ka gjuajtur mbi të deri në ekzaminimin mjekësor që i ishte bërë dy ditë më vonë, pasi e kishte lajmëruar zënkën në polici.

“Një grabitës më sulmoi dhe unë dëgjova një zhurmë të madhe, mirëpo isha duke ngrënë dhe nuk e dija se çka ndodhi vërtet. Nuk ndjeva asnjë dhimbje”, i ka thënë ai policisë në Dortmund.

Mjekët e kanë gjetur plumbin të futur në yndyrë, pas një ekzaminimi rutinë.