LAJMI I FUNDIT:

Arsimtari shpërblen nxënësit me fotografi të nënshkruara

Arsimtari shpërblen nxënësit me fotografi të nënshkruara

Një arsimtar i pashëm në Kinë është duke iu ofruar nxënësve fotografi me autograf të tij për t’i inkurajuar që të mësojnë më shumë.

Arsimtari Ji Feng, gjithashtu zëvendësdrejtor i shkollës fillore për gjuhë të huaja në qytetin Zhiyuan, është aq i popullarizuar në mesin e studentëve sa që shumë prej tyre i kishin kërkuar atij fotografi personale.

"Më erdhi ideja të iu jap atyre fotografitë e mia të nënshkruara si shpërblim" ka thënë ai për gazetën kineze Nanjing Morning Post.

Nxënësit të cilët kryejnë detyrat në mënyrë shembullore mund të dalin në fotografi me zotëriun Ji i cili më pas nënshkruan fotografinë e shtypur.


Ji ka shtuar: "Absolutisht nuk ka të bëjë me dashuri jonormale për vetveten, por është një mënyrë e inkurajimit. Dhe vetëm studentët të cilët performojnë më së miri mund të marrin një shpërblim të tillë".

Ji ka thënë se tre studentë deri më tani kanë dorëzuar detyrat e tyre aq të mira sa për të marrë fotografi me nënshkrim, por ka shtuar se shpreson të jap në të ardhmen shumë më tepër fotografi të tilla.