LAJMI I FUNDIT:

Fotografia në letërnjoftim tepër seksi!

Fotografia në letërnjoftim tepër seksi!

Shefat e policisë në Rumani i kanë urdhëruar një femre të ndryshojë fotografinë e saj në letërnjoftim sepse gjoja ishte tepër provokative.

Policët pohojnë se në disa fotografi të cilat femra në fjalë i kishte vendosur në aplikacionin për letërnjoftim, ajo dukej e zhveshur.

Menjëherë pas kësaj, është sjellë një rregull i ri policor mbi “veshjen modeste në fotografi".

"Kemi shumë raste kur gratë veshin bluza transparente apo veshje seksi me rastin e fotografimit prandaj duken se në ato fotografi janë të zhveshura. Ky është një urdhër zyrtar dhe ato duhet të duken modeste", deklaroi për media shefi i policisë në Rumaninë qendrore, Viorel Scutaru.