LAJMI I FUNDIT:

Burri do të shkurorëzohet nga 82 gratë e tij

Burri do të shkurorëzohet nga 82 gratë e tij

Një udhëheqës fetar nigerian, i martuar me 86 gra, ka pranuar një dekret islamik i cili e urdhëron atë të shkurorëzohet nga të gjitha gratë, pos katër prej tyre.

Një zëdhënës i emirit të Bidas ka thënë për BBC se 84-vjeçari Mohammadu Bello Abubakar, është pajtuar t’i përgjigjet pozitivisht dekretit.

Ish-arsimtari dhe ligjëruesi islamik jeton në shtetin Nigerian me gratë e tij dhe 170 fëmijët.

Një nga trupat kryesore islamike të Nigerisë, Jamatu Nasril Islam, e kishte dënuar atë me vdekje. Dënimi ishte tërhequr por ai ishte kërcënuar me dëbim nga shtëpia e tij.


Zotëriu Abubakar ka sfiduar dijetarët islamikë, duke thënë se nuk ka asnjë dënim në Kuran në lidhje me të pasurit më shumë se katër gra.

"Të gjitha gratë e mia janë me fëmijë dhe disa prej tyre janë persona me të cilat jam martuar dhe kam qëndruar bashkë për më shumë se 30 vjet. Si mund të presin ata që mund t’i braktis brenda dy ditësh?" ka thënë ai për shtypin lokal.