LAJMI I FUNDIT:

Lubrifikanti i prezervativëve shëron aknet

Lubrifikanti i prezervativëve shëron aknet

Vajzat në Kamboxhia në mënyrë të çuditshme heqin qafe problemin me akne. Ato, në fakt, përdorin lubrifikantin nga prezervativët Number One Plus, të cilët janë shumë të popullarizuar në vendin e tyre.

Këta prezervativë përmbajnë lubrifikantë me bazë uji, derisa ai prodhohet nga organizata shëndetësore Population Sevices International (PSI), e siç thotë shitësja lokale, Tep Kemyoeurn, për agjencinë e lajmeve AFP, ata janë ilaç i shkëlqyeshëm për akne.

"I kam përdorë për tri ditë rresht dhe të gjitha aknet e mia janë tharë dhe janë zhdukur", thotë ajo. "Shumë njerëz besojnë në të".

Khen Vanny, 29-vjeçare nga kryeqyteti i Kamboxhias Phnom Penh thotë se këtu femrat e të gjitha moshave e zgjidhin këtë problem duke përdorë lubrifikantin.


"Është shumë i efektshëm. Disa njerëz nuk besojnë në këtë gjë, por me të vërtetë jep rezultate të mira", thekson ajo. "Motra ime më e re dhe tezja gjithashtu e përdorin".

Një grua tjetër thekson se kishte përdorë preparate të llojllojshme, por asnjë tjetër nuk kishte dhënë rezultatin e dëshiruar.

"Pasi që miqtë e mi të cilët punojnë në fabrikë në Phnom Penh më kishin këshilluar të vendosë në fytyrë lubrifikantin nga prezervativi Number One Plus çdo mbrëmje, e vendosa gjatë tri-katër netëve. Aknet e mia janë larguar ngadalë", ka përfunduar ajo.

Edhe ekspertëve u është drejtuar kërkesë për të kryer hulumtim mbi këtë fenomen, derisa kompania PSI e cila prodhon prezervativët ende nuk është prononcuar në publik.