LAJMI I FUNDIT:

Fiton afër 7 milionë funte dhe mbetet vozitës i trenit

Fiton afër 7 milionë funte dhe mbetet vozitës i trenit

Një burrë nga Uellsi i cili ka fituar afro 7 milionë funte angleze në lotari, ka vendosur të kthehet në punë, sepse nuk mund të paramendojë që pjesën tjetër të jetës ta kalojë në pushime, shkruan Daily Mail.

Carl Prance, 50-vjeçar, i cili ka punuar në hekurudhën e Uellsit, ka ndarë me katër pjesëtarë të familjes së tij 6.9 milionë funte të fituara në lotari, në tetor të vitit të kaluar.

Pasi kishte fituar gjithë ato para, ai kishte vendosur që pas 34 vjet përvoje pune të lëshonte punën e vozitësit të trenit dhe me gruan ka shkuar në pushim jashtë vendit, por shpejt e ka kuptuar se po i mungonte hekurudha.

"Kemi shkuar në Greqi, në Ishujt Kanarinë, Tenerife dhe Spanjë, por pas disa muajsh pushimi mezi kam pritur të kthehem në punë … hekurudhën e kam në gjak", ka thënë Prance, paraardhësit e të cilit në mënyrë tradicionale kanë punuar në hekurudhë.


Prance ka arritur të kthehet në punë në kompaninë Arriva Trains në Cardiff ku si menaxher fiton 600 funte në javë. Sërish zgjohet herët në mëngjes për të arritur në ndërrimin e parë dhe krejt është si më parë, por tani në punë shkon me Jaguar.