LAJMI I FUNDIT:

Burri i sunduar nga gruaja bën veten për spital

Burri i sunduar nga gruaja bën veten për spital

Një “burrë” austriak ka përfunduar në spital pasi që ka simuluar një plaçkitje të armatosur duke qenë tepër i frikësuar t’i tregojë gruas së tij se kishte humbur mijëra euro në një kazino.

Josef Reiner, 26-vjeçar, nga Vjena, theu hundën, nofullën dhe krahun e tij me një shufër metali për të bërë që ‘plaçkitja’ të duket autentike.

Por është dashur të shtroj veten në spital kur dhimbjet nga plagët që ia kishte bërë vetes u bënë të tepërta.

Dhe kur policia kishte thirrur nga doktorët e spitalit, Reiner pranoi se çfarë kishte ngjarë në të vërtetë.


Një zëdhënës i policisë ka thënë: "Ai duhet të ketë pasur shumë frikë nga gruaja për t’i shkaktuar aq shumë dhimbje vetes në vend se t’i tregoi asaj haptazi".