LAJMI I FUNDIT:

Humb bastin, puth një pelë

Humb bastin, puth një pelë

Kështu ka përfunduar komisionari i qarkut të qytetit Davis në Amerikë, Alan Hansen, pasi që është dashur ta puthë një pelë trevjeçare të emëruar Reno.

Puthja ka dalë nga një garë në mes të qarkut të Davisit dhe Spitalit të Davisit si dhe të Qendrës Mjekësore. Rregullat: Anëtarët e ekipit që kanë humbur më së shumti peshë kanë pasur fatin të shohin shefin e tyre duke puthur një kafshë ferme. Këtë vit, të punësuarit e qarkut kanë fituar, pasi që ata humbën 180.3 kilogramë, krejt pak më shumë sesa punëtorët e spitalit.

Hansen humbi rastin të shohë kolegët e tij komisionarë kur i bënë buzët bashkë me një lopë gjatë vikendit.

Prandaj të martën, Hansen takoi pelën me emrin Reno në shkallët e përparme të gjykatës së qarkut dhe puthi nxitimthi buzët e rrudhëta të saj.


Por këtë e bëri vetëm pasi që kishte lyer buzët me një lloj balsami dhe pas një bonbone me mint.

Ai i kishte thënë pelës: "Më beso, kjo është më shumë për ty sesa për mua".