LAJMI I FUNDIT:

Aktivistët italian i bëjnë apel Papës të mos bart gëzof

Aktivistët italian i bëjnë apel Papës të mos bart gëzof

Aktivistët italianë për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve i kanë bërë apel Papa Benediktit XVI të mos bart hermelin në kapelat dhe rrobat e tij, duke u thirrur në dashurinë e tij që ka ndaj maceve.

Shoqata italiane për mbrojtjen e kafshëve dhe mjedisit, logo e të cilëve është lepuri i bardhë, ka nisur nëpërmes internetit peticionin të cilin e kanë nënshkruar 1.900 njerëz, me anë të cilit i kanë bërë thirrje Papës të mos bart gëzof.

Hermelina është gëzof i bardhë dimëror i kafshës me po të njëjtin emër, i cili përdoret për dekorimin e kurorave, kapelave solemne dhe veshjeve të mbretërve evropianë, gjykatësve dhe Papëve me shekuj të tërë.