LAJMI I FUNDIT:

Profesorët amerikanë do të bartin armë

Profesorët amerikanë do të bartin armë

Autoritetet shkollore në një qark të shtetit federal amerikan të Teksasit kanë njoftuar se arsimtarët dhe profesorët në gjitha shkollat dhe universitetet në territorin e këtij qarku gjatë orëve të mësimit do të mund të bartin me vete një armë të fshehur të zjarrit.

Autoritetet e qarkut kanë njoftuar se një praktikë e tillë do të mund të kontribuonte në mbrojtjen më të mirë të punësuarve, mësimdhënësve dhe studentëve, posaçërisht në rast se në ndonjërin nga objektet shkollore vjen deri tek shkëmbimi i zjarrit, ka njoftuar të shtunën BBC.

Prindërit e nxënësve, gjoja, nuk kanë asgjë kundër këtij propozimi.

Të punësuarve bartja e armëve do tu lejohej ekskluzivisht pas kalimit nëpër një program special të trajnimit për reagim gjatë situatave të krizës.


Pas një varg qitjeve me armë me pasoja fatale nëpër kolegje dhe universitete në mbarë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, siç është rasti i incidentit të vitit të kaluar në universitetin e Virginias, autoritetet amerikane nga premtuar se do të angazhohen në marrjen e masave më të rrepta për mbrojtjen e nxënësve, studentëve dhe të punësuarve në arsim.